33
Sipas burimeve palestineze, sulmet izraelite në Gaza goditën shtëpinë e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif në Khan Younis.
Nga këto sulme mbetën të vrarë babai, vëllai, fëmijët dhe të afërm të tjerë të tij.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta izraelite Haaretz.
Kreu i Brigadave al-Qassam, i quajtur “Mysafiri”, fle çdo mbrëmje në një shtëpi të ndryshme dhe fotografia e tij e fundit është e vitit 2001.
I afërt me Iranin dhe shiitët, ai dëshiron të sabotojë marrëveshjen midis Izraelit dhe Riadit, e cila do të forconte rivalët palestinezë të Ramallah.