Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur rreth dronëve që SHBA i dhuroi Policisë dhe IPK’së.
Ai tha se këta dronë do t’i përmirësojnë aftësitë për të luftuar krimin e organizuar.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve për të ndihmuar që ata të përmbushin në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit në Kosovë. Sot dhuruam fluturake pa pilot që do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në platformën X.