I lidhur me postin e trajnerit të Napolit – Conte reagon përmes Instagramit

by Nexhat

Antonio Conte ka thyer heshtjen e tij pas raportimeve në rritje se ai është në bisedime për të zëvendësuar Rudi Garcian si trajner i Napolit.

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur ka qenë pa punë që nga përfundimi i kontratës së tij me pëlqim të ndërsjellë me skuadrën e Ligës Premier në fund të marsit.

Sky Sport Italia raportoi se Conte do të takohej personalisht me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të diskutuar zëvendësimin e Garcias.

Por, Conte ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se po e shijon kohën me familjen.

“Dëgjoj thashetheme këmbëngulëse që më lidhin me klube të rëndësishme, por ripohoj se për momentin gjithçka që dua të bëj është të kaloj kohën dhe ta shijoj me familjen time”.

Megjithatë, raportet vazhdojnë të qarkullojnë se presidenti i Napolit De Laurentiis ka vendosur se synon të shkarkojë Garcia pas vetëm pesë fitoreve, dy barazimeve dhe tre humbjeve mes Serisë A dhe Champions League.

Conte nuk ka punuar në Serie A që kur siguroi Scudetton në Inter në sezonin 2020-21, por klubet e tjera të tij italiane ishin Siena, Arezzo, Bari, Atalanta dhe Juventus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy