OKB: 264 mijë njerëz zhvendosen nga Rripi i Gazës

by Merita

Rreth 264,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës pasi bombardimet e rënda izraelite vazhdojnë të godasin enklavën palestineze.

Kjo është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara (OKB).

banner

Luftimet kanë lënë mijëra të vdekur nga të dyja palët që kur Hamasi nisi një sulm të befasishëm të shtunën e kaluar, duke ndezur fushatën hakmarrëse të bombardimeve të Izraelit.

“Të paktën 263,934 njerëz në Gaza besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre”, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Humanitare (OCHA) në një përditësim të situatës mbrëmë, duke paralajmëruar se “ky numër pritet të rritet më tej”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy