PS dhe Foltorja konsensus për Kosovën, Çollaku: Rezoluta e paprecedentë, sa për të larë duart nga përgjegjësia

by Nexhat

Në emisionin “Real Story” Kreshnik Çollaku foli për arritjen e konsensusit mes mazhorancës dhe grupit parlamentar të Sali Berishës, për një rezolutë të përbashkët lidhur me ngjarjet në Kosovë. Ai e ka cilësuar fyese, ndërsa shton se sipas tij ishte një aleancë e fshehtë mes tyre.

“Unë e kam quajtur një aleancë të heshtjes. Mesa duket mes grupit të Rithemelimit dhe grupit të PS ka një dakordësi në këtë rast për të heshtur mbi Kosovën. Rezoluta është e paprecedentë , vetëm me tre fjali. Ky tekst në fjalë është një tekst i thatë që mesa duket janë kujdesur për të shpëlarë duart nga përgjegjësia në raport me atë ndodhi në veri të Kosovës. Si një vend anëtar i NATO-s, të fshihet pas asaj që ka thënë Parlamenti i Kosovës duke e ditur që Kosova është në një situatë shumë të brishtë ndërkombëtarë. Por askush nuk e ndaloi Parlamentin e Shqipërisë të akuzojë Presidentin Vuçiç si shkaktar të agresionit të Serbisë. Kaq kurajo Parlamenti i Shqipërisë duhet ta ketë, pasi Kosova është në një raport të brishtë ndërkombëtar, por këtë peshë nuk e ka Shqipëria. Nuk duhet të paraqesë në parlament një rezolutë me tre fjali, është fyese. Edhe një student gjimnazi do ta kishte bërë më të plotë”, tha ai./abcnews.al/

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy