Serwer: BE-ja është bërë kundërshtare de-facto e sovranitetit të Kosovës

by engel

Njohësi i zhvillimeve politike dhe profesori amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-se, Peter Stano, pasi ky i fundit, teksa ka folur për masat ndaj Kosovës, ka thënë se BE-ja ende s’ka parë veprime nga Kosova që çojnë në de-eskalim të plotë.

Serwer në përgjigje të kësaj ka thënë se “BE-ja është bërë një kundërshtar de-facto i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.

banner

“Ajo BE dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, ka shkruar Serweri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy