SHBA-ja ia dhuron Policisë së Kosovës shtatë dronë

by engel

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojë asnjëherë.

banner

“7 dronë që ia dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë”.

“Mbështetja për IPK-në, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt çuarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë vjetëve të fundit, SHBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha tutje Hovenieri.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, falënderoi Amerikën për ndihmën e vazhdueshme në përkrahje të Policisë në shtimin e kapaciteteve e modernizimin e pajisjeve.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kemi ambasadorin për mbështetjen e Policisë, por edhe të shtetit, andaj e çmojnë mbështetjen ndër vite për shtetin tonë e sidomos për ditët e fundit kur e humbëm rreshterin Afrim Bunjaku. Në lidhje me donacionin është i nevojshëm dhe i çmueshëm për Policinë dhe do të ndihmojë në ngritjen kapaciteteve tona, por edhe në aspektin e protestave dhe të manifestimeve të ndryshme. Janë dronë që janë selektuar nga ekspertët tanë”, tha Hoxha.

“Kjo ka bërë që edhe operacioni i 24 shtatorit të jetë i suksesshëm dhe është incizuar nga dronët që i kemi aktualisht”, tha tutje Hoxha.

Drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës, Taulant Hodaj, tha se pajisje të tilla do t’i ndihmojë që ta mbajmë lart profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë.

“Si IPK-së, po mundohemi të jemi të përkushtuar që ta mbajmë nivelin e profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Mbështetja me këshilla e me pajisje ka bërë që të ngrihet profesionalizmi për Policinë e Kosovës. Pajisje të tilla siç janë këta dronë do të na ndihmojnë ta mbajmë lart profesionalizmin dhe ta monitorojmë punën e Policisë”, tha ai. /REL

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy