Sulmi terorrist në Bajnskë/ Selmanaj: Sveçla rrezikon ta pengojë procesin hetimor – del thotë “e gjeta një provë”

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se është i befasuar me zgjatjen e hetimeve për agresionin në Banjskë.

Selmanaj u shpreh i befasuar edhe me faktorin ndërkombëtar, pasi siç tha, ka pritur një angazhim më të madh për adresimin e këtij problemi.

“Ky ka qenë operacion i strukturuar mirë i shtetit të Serbisë. Ky nuk është vetëm grup kriminal, por agjenda kriminale e Serbisë ndaj Kosovës e ka realizuar këtë”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Ai kritikoi edhe prezantimin e provave të grupit terrorist nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasi tha se ai e ka marrë rolin e hetuesit.

“Jam krejtësisht kundër që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka marrë rolin e hetuesit. Del e thotë ‘e gjeta një provë’. Kjo është skandaloze sepse nuk është punë e politikës të zbulojë prova, është punë e hetuesisë”.

“Rreziku është që t’i pengojë provat, e pengon procesin hetimor nëse i zbulon ato. Aty është një proces hetimor i njerëzve profesionalë”, tha Selmanaj, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Selmanaj tha se Serbia asnjëherë s’e ka dashur integrimin e serbëve të Kosovës, por ka dashur që në një moment të thonë se shqiptarët dhe serbë s’mund të jetojnë bashkë dhe as s’mund të rrinë në institucione të njëjta e të bëjnë jetë të dinjitetshme bashkë.

“Ne ia krijuam situatën që ata të dalin prej institucioneve, të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe hapi i fundit i tyre ka qenë që ushtarakisht ta marrin veriun”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy