Ferran Torres është pjesë e Barcelonës që një vit e gjysmë dhe ai ishte shumë pranë largimit në verë.
Në fakt ishte Barcelona që tentoi ta shiste yllin spanjoll, pasi dëshira e lojtarit ka qenë të mbetet pjesë e gjigantit katlunas.
Reprezentuesi spanjoll ka dhënë së fundmi një intervistë për Mundo Deportivon, duke thënë se në asnjë moment nuk e ka dashur largimin nga Barcelona.
“Jo, nuk kam folur me Xavin për të ardhmen time”, tha fillimisht sulmuesi spanjoll për Mundo Deportivon.
“Unë tashmë thashë në një intervistë që nuk do të shkoja askund. Nuk do të them emra apo asgjë, por mendoj se më hodhën më shumë se sa ishte e vërtetë”.
“E kisha të qartë, do të qëndroja te Barça, kam kontratë me Barçën dhe do të kem sukses te Barça sepse e shoh veten të aftë”, ka deklaruar sulmuesi spanjoll.
Në 10 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, Ferran Torres ka realizuar katër gola, tre në La Liga dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.