Blinken: SHBA gjithmonë në krah të Izraelit

by Merita

“Ne do të jemi gjithmonë pranë jush”. Kështu ka deklaruar, shefi i diplomacisë amerikane Antony Blinken, i cili sot ka shkuar në Izrael dhe ka takuar edhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Blinken deklaroi gjithashtu se “aspiratat legjitime” palestineze nuk përfaqësohen nga Hamasi, lëvizja radikale nacionaliste dhe islamike që ka nisur një sërë sulmesh kundër shtetit hebre, të cilat deri tani kanë shkaktuar mbi 1′ 200 të vdekur, kryesisht civilë.

banner

Mesazhi i tij ishte i qartë e i drejtpërdrejtë; ai foli për rrënjët e tij hebreje, shprehu tmerrin e tij personal ndaj sulmeve të Hamasit brutaliteti i të cilit sic tha, duhet dënuar me forcë, e premtoi akoma edhe më shumë armatime e municione.

“Mesazhi që unë i sjell Izraelit është ky: Ju mund të jeni mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur veten. Por përsa kohë Amerika ekziston, kurrë nuk do të jeni vetëm. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush dhe po e mbajmë fjalën e dhënë, duke nisur nga furnizimi me interceptorët e municioneve për të rimbushur Iron Dome, bashkë me materiale të tjera e dërgesat e para ushtarake që kanë mbërritur tashmë në Izrael. Të tjera janë rrugës. Teksa nevojat e mbrojtjes së Izraelit rriten, do të punojmë me Kongresin për t’u siguruar që ato të përmbushen. Dhe mund t’ju them se ka një mbështetje dërrmuese dypartiake në kongresin tonë për sigurinë e Izraelit”, u shpreh Blinken.

Në fjalët e Blinkenit kishte megjithatë edhe doza kujdesi. Sekretari amerikan i shtetit kujtoi se demokracitë e dallojnë veten nga terroristët duke ruajtur disa standarte.

“Vlera që i kushtojmë jetës njerëzore dhe dinjitetit njerëzor… është ajo që na bën ata që jemi,” u shpreh ai. “Kjo është arsyeja përse është kaq e rëndësishme të merren të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmet në radhët e civilëve”, shtoi kreu i diplomacisë amerikane, një jehonë e qartë kjo ndaj thirrjes së djeshme të Presidentit Joe Biden që Izraeli të ndjekë rregullat e luftës ndërsa bombardon Gazën.

Blinken do të takohet me Mbretin Abdullah II dhe Presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) Mahmoud Abbas të premten në Jordani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy