Dugolli: Plani i serbëve s’ka përfunduar, mund të ketë sërish sulme në veri

by Nexhat

Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit nënkryetar i Komisionit për Siguri, ka deklaruar se Serbia mund të kryejë sërish sulme në veri, duke shtuar se plani i ushtarëve të uniformuar s’ka përfunduar.

Sipas deputetit të VV-së, rreziku vazhdon të jetë i përditshëm në Kosovë nga mundësia e sulmeve të radhës.

banner

“Rreziku është i përditshëm pasi ata terroristë të uniformuar kanë ardhur me skenar të caktuar dhe deshtuar i tyre në hapin e parë nuk nënkupton edhe dështimin përfundimtar, pasi Serbia është ajo që nuk u distancua, por në njëfarë forme i madhëroi aksionet e tyre”, ka deklaruar Dugolli në “Konfront” të KTV-së të enjten.

Sipas tij, serbët lokalë në veri s’janë të interesuar t’i përkrahin grupet serbe që sulmuan në veri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy