Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme shfaqet super në formë. Ndërsa ka nisur pjesa e dytë, Shqipëria është në avatazh 2-0 me Çekinë.
Ndeshja, përveç tifozëve që kanë mbushur stadiumin, po ndiqet dhe nga politikanët.
Në fotot më poshtë shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që po e ndjek me ministren e Energjisë, Belinda Balluku.
Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza
Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza.
Siç kuptohet, Ramën dhe Kurtin, as golat e kombëtares nuk i bënë dot bashkë. Marrëdhënia mes dy kryeministrave vazhdon të jetë disi e ftohtë, që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive.
Kujtojmë se sot Rama e përmendi Kurtin në Kuvend, duke e cilësuar vëlla, ndërsa nuk u kursye në kritika në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për situatën në veri të Kosovës