Glauk Konjufca lëshon drejtimin e seancës pas kërkesës së Ganimete Musliut

by Nexhat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, pas kërkesës së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu,

“Atëherë zonja Musliu unë pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj, Seancën pra le ta udhëheq ose nënkryetari nga ana e PDK-së, ose i LDK-së. Ju faleminderit”, tha Konjufca.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i kërkoi Konjufcës që t’i ftojë në seancë deputetët e pozitës, duke i thënë që nuk është njeri pa fuqi në VV.

Në të kundërtën ajo i kërkoi që seancën ta udhëheq dikush tjetër.

“Kryetar nuk jeni krejtësisht i pafajshëm në krejt këtë ngjarje sepse nuk jeni pa fuqi politike brenda subjektit tuaj politik dhe unë mendoj që edhe për ju tani më mirë do të ishte që t’u bëni thirrje publike deputetëve të partisë tuaj që të jenë këtu dhe t’i përkrahin kërkesat e Policisë së Kosovës ose ta lironi karrigen dhe t’ia lironi një nënkryetari ta udhëheq këtë seancë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy