Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha sot gjatë “Forumit të Sigurisë në Beograd”, se “do të donte që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është shtet i pavarur”, por problemi është më kompleks se kaq.
“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë atë dhe të vazhdojë përpara. Unë gjithashtu do të doja që Serbia ta bënte këtë, por fakti është se… problemi është shumë më kompleks”, tha Hill.
Ambasadori gjithashtu se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodhi më 24 shtator gjatë sulmit të armatosur nga serbët në Banjskë të Kosovës.
“Është e nevojshme që fillimisht të kuptohet se çfarë ka ndodhur në Banjskë, për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen”, tha Hill
Hill gjithashtu tha se shumë besojnë se është detyrë e SHBA-ve të ofrojnë vende në Bashkimin Evropian, edhe pse nuk është detyra e tyre.
“Por vendi nga vij unë, mbështet atë që BE-ja po bën dhe po përpiqet të bëjë në rajon”
Hill komentoi se po përpiqet të harrojë Rambujenë, në të cilën ishte përfshirë, por se situata ka ndryshuar nga atëherë, sidomos tani kur vjen puna te vëmendja që merr situata në Ballkan.
Në atë kohë, tha ai, njerëzit zgjoheshin dhe shtriheshin, kishin makthe për Ballkanin, ndërsa sot ka shumë situata të tjera nëpër botë po e bëjnë të pamundur zhvendosjen e gjithë fokusit në Ballkan.
“Mendoj se është e rëndësishme që BE dhe SHBA të përpiqen të gjejnë një mënyrë për të mbështetur njëri-tjetrin së bashku dhe që Ballkani të jetë aty ku i takon gjeografikisht”.