Katër lojtarët e Barcelonës që kanë hyrë në muajt e fundit të kontratës

by Nexhat

Janë vetëm katër lojtarë të Barcelonës, kontratat e të cilëve skadon në korrik të vitit 2024.

Dy të parët janë Sergi Roberto dhe Marcos Alonso. Ata pritet të kenë sezonin e fundit me klubin përpara se të largohen si lojtarë të lirë.

banner

Dy të tjerët janë Joao Cancelo dhe Joao Felix të cilët janë në huazim deri në fund të sezonit.

Barça ka të ngjarë të nënshkruajë të parin për 25-30 milionë euro verën e ardhshme; sa i përket Felixit, Atletico Madrid thuhet se ka vendosur një çmim të çmendur për lojtarin, por Barça do të shpresojë të arrijë marrëveshjen përmes formulave të ndryshme.

Situata aktuale e lojtarëve duket pozitive për Barcelonën pasi vetëm dy marrëveshjet e lojtarëve skadojnë në vitin 2025 – ajo e Ilkay Gundogan dhe e Inigo Martinez.

Të tjerët, që nuk përmenden në këtë pjesë, kanë kontratë deri në vitin 2026 ose më tej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy