Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe birrën

by Merita

Ndryshimet klimatike e vënë në rrezik prodhimin e birrës në Evropë: me rritjen e temperaturave dhe verën e thatë, sasia dhe cilësia e lupulines janë në fakt në rënie, sipas një studimi të botuar të martën në “Nature Communications”.

Studimi tregon se rendimenti dhe përmbajtja alfa e lupulines (përgjegjëse për shijen e hidhur të birrës) ra midis 1971 dhe 2018 në rajonet në rritje të Gjermanisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë. Dhe ato do të vazhdojnë të bien akoma.

banner

Ndryshimet e temperaturës – shpjegon Ulf Büntgen, bashkëautor i studimit dhe studiues në Institutin Federal për Pyjet, Borën dhe Peizazhin (WSL) – sjellin përpara sezonin e rritjes së lupos, duke spostuar periudhën kritike të pjekjes në pjesën e ngrohtë të stinës.

Një situatë që ka një ndikim negativ në përmbajtjen alfa.

Për të stabilizuar sektorin e birrës, është e nevojshme të merren disa masa, shkruajnë autorët: “Sipërfaqja e dedikuar për bimën lupoo do të duhet të rritet me 20% në krahasim me atë të kultivuar aktualisht”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy