Në Kosovë s’konfirmohet ardhja e pesëshes, Hill thotë se vizita e delegacionit ‘robust’ flet për urgjencë

by Nexhat

Një delegacion i nivelit të lartë në përbërje të Emisarit Miroslav Lajçak, Gabriel Escobar dhe Këshilltarët e Kancelarit Sholc, Presidentit Macron dhe Kryeministres Meloni do të vizitojë Serbinë më 21 tetor kanë konfirmuar autoritetet atje.

Vizitën atje e ka përmendur sot edhe Ambasadori i SHBA’së në Beograd Chris Hill i cili ka thënë se vizita e delegacionit ‘robust’ ( fuqishëm) flet për urgjencë për çështjen e dialogut.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ka thënë dje mediave se është duke pritur se çfarë ‘pako’ do të çojë atje ky delegacion. Në Kosovë s’ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për vizitën e delegacionit të lartë. Në media megjithatë ka pasur shkrime se Lajçak, Escobar, dhe tre këshilltaret do t’i kërkojnë Serbisë të bashkëpunojë për hetimet rreth sulmit në Banjskë si dhe misioni i tyre ndërlidhet me ‘shpëtimin’ e dialogut dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 Kosova dhe Serbia të përfaqësuara nga Kurti dhe Vuçiq janë takuar së fundmi më 14 shtator në Bruksel duke mos u dakorduar rreth sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes.

Më 24 shtator Kosova u përball me një sulm terrorist për të cilin janë duke u kryer hetime. Mbetet të shihet nëse Perëndimi do t’i kthejë palët shpejt në dialog dhe t’i bindë ato që t’i zbatojnë marrëveshjet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy