Senatorët Shaheen dhe Welch do të zhvillojnë takim edhe me kryeministrin Kurti

by Nexhat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Takimi do të mbahet nesër në orën 10:00.

Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për të vazhduar në takim me kryeministrin Kurti.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy