Senatorja Jeanne Shaheen është deklaruar për vizitën që do ta zhvillojë së bashku me senatorin Peter Welch, në Ballkanin Perëndimor, e që nesër do t’i shkojnë në takim presidentes Vjosa Osmani.
Senatorja Shaheen konfirmon se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Ajo ka thënë se pret me padurim për bisedat që do t’i zhvillojë me zyrtarët e shteteve.
“Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkruan ajo,
.@SenPeterWelch and I are in the Western Balkans to reassure our allies that the U.S. is actively engaged and supportive of their nations’ democratic aspirations. I look forward to having substantive conversations with local leaders and officials throughout the visit.
— Sen. Jeanne Shaheen (@SenatorShaheen) October 12, 2023
Zyra e presidentes Osmani ka njoftuar se takimi me senatorët do të zhvillohet nesër në orën 09:15 në Kabinetin e Presidentes.