Valon Syla: Kosova ka mbetë për vitra, as arrestimi s’i ka mjaftuar kryetarit të federatës për dorëheqje

by Nexhat

Valon Syla është i ftuar sonte në emisionin special të Televizionit T7 për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ndër tjera tha se Kosova ka mbetë për vitra, ndërsa sonte ekranin do ta mbajë vetëm nga Shqipëria.

“Ne vend që sot te shikojmë Kosoven, ne po i kthejmë ekranet kah Shqipëria. Në momentin që është kriju kombëtarja e Kosovës ka qenë historike. Normal që Kosovën e kam më përpara. Por, sonte e rëndësishme është që Shqipëria të ecë përpara. Kosova ia huq me selektor. Shqipëria gjithmonë ia ka qëllu me selektor. Sot e keni Armand Dukën nënkryetar të UEFA-s. Kosova duhet ta marrë situatën më seriozisht. Ne po humbin kohë, para e imazh të Kosovës. E kemi një kryetar që s’i ka mjaftuar as arrestimi për të dhënë dorëheqje. Shqipëria është integruar në nivelin e lartë evropian. Një kualifikim në Evropian për të dytën herë do të ishte e jashtëzakonshme. Kosovarët i kanë mësuar shqiptarëve për tifozllëk. Jam i dëshpëruar me Kosovën. Sonte ekranin do ta mbajë vetëm nga Shqipëria. Kosova është mbetë për vitra”, tha Syla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy