Zbulohet paga e vërtetë e Joao Felix te Barcelona

by Nexhat

Barcelona theksoi përpjekjen e madhe financiare që Joao Felix kishte bërë për t’iu bashkuar Barcelonës verën e kaluar.

Në fakt, doli në dritë se portugezi kishte një pagë absurde prej vetëm 400 mijë eurosh. Tani mediumi Catalunya Radio ka shpjeguar se kjo shifër është rritur ndjeshëm.

banner

Sipas radios katalanase, lojtari i huazuar nga Atletico Madrid do të marrë një pagë prej katër milionë euro bruto. Një shumë dukshëm më e lartë sesa 400 mijë eurot e fillimit, por ende larg 14.5 milionëve që merrte në Civitas Metropolitano.

Për më tepër, rritja e pagës së lojtarit nuk ndikon në Fair Play Financiarin e Barcelonës, pasi La Liga llogariti pikërisht atë shifër prej 4 milionë eurosh. Prandaj, nuk paraqet rritje. Në fakt, klubi katalanas është i tejkaluar edhe sot në Fair Play Financiar.

Felix është bërë një lojtar kyç dhe vendimtar që kur erdhi. Ai debutoi në ndeshjen e parë kur nuk kishte as 48 orë si lojtar i Barçës.

Në ndeshjen e tij të dytë si ‘cule’ ai ishte një titullar dhe, që atëherë, ai është njërë një titullar i rregullt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy