Një oficer policie në Filadelfia u vra mbrëmjen e së enjtes vonë dhe një tjetër u plagos pas të shtënave brenda një garazhi parkimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias.
Incidenti ndodhi gjatë një konfrontimi me një grup civilësh që tentuan të grabisin një makinë në parkingun e aeroportit.
Policia lokale njoftoi se dy policë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje kur kanë parë disa burra të cilët kanë tentuar të hyjnë në një automjet. Kur i janë afruar, të dyshuarit kanë qëlluar në drejtim të policëve, duke e goditur njërin disa herë dhe tjetrin në krah.
Sipas policisë se është e paqartë nëse oficerët qëlluan me armë gjatë të shtënave.