Hakerat rus qendrojnë pas sulmit online të Shërbimit Informativ Shtetëror

by Nexhat

Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH).

Një burim nga SHISH ka thënë për Top Channel se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web të këtoj institucioni.

I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

Top Channel mëson se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse.

Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në gusht të vitit 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy