Hovenier: Siç e tha senatorja Shaheen, 24 shtatori tregon nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

by Nexhat

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar se sot në mëngjes ka shoqëruar senatoret amerikanë Shaheen dhe Welch në takimet që kanë pasur me liderët e vendit.

Hovenier ka thënë se i bashkohet solidaritetetit të senatores Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e policit Afrim Bunjaku.

Tutje ambasadori amerikan ka shtuar se pajtohet me deklaratën e senatores amerikane, se sulmi i 24 shtatorit nënvizon nevojën urgjente për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit nga Kosova dhe Serbia.

“Kënaqësi për t’u bashkuar me senatorët Shaheen dhe Welch për takimet e tyre në Kosovë këtë mëngjes. Plotësisht dakord me shprehjen e solidaritetit të Senatores. Shaheen me popullin e Kosovës dhe ngushëllimet për vdekjen e rreshterit Bunjaku. Siç tha ajo pas takimeve, sulmi i 24 shtatorit thekson nevojën urgjente për zbatimin e plotë të Ohrit nga Kosova dhe Serbia”, ka shkruar Hovenier

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy