Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me sulmin me thikë në një shkollë të Francës ku u vra një mësues dhe dy persona të tjerë u plagosën dhe policia ka bërë të ditur se sulmuesi është arrestuar.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras, .

I dyshuari kishte bërtitur “Allahu Akbar” ose “Zoti është më i madhi” gjatë sulmit, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP.
France, knife attack at school in Arras. One dead and several injured. pic.twitter.com/XXKl6BrOxV
— RadioGenoa (@RadioGenoa) October 13, 2023
Sulmuesi besohet se ishte në të 20-tat dhe vëllai i tij gjithashtu është ndaluar nga policia.
Një video e cila po qarkullon në rrjetin social X, por që ende nuk është konfirmuar, besohet të jetë nga sulmi që ndodhi në këtë shkollë.