77
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rreth rrotullimin e Thumanës.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe ekspertët e grupit hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.