Hulumtimet kanë nxjerrë në pah aftësitë më të mira audio-vizuale që kanë portierët profesionistë të futbollit në krahasim me të gjithë të tjerët.
Ata janë më të shpejtë dhe më reagues, sepse duhet të jenë të kujdesshëm që të mos pësojnë gola, por disa aftësi janë unike për ta: portierët e futbollit paraqesin dallime të dukshme jo vetëm në krahasim me shokët e tyre të skuadrës, por edhe me të gjithë popullatën për shkak të sensibilitetit të tyre dhe të shumëndjeshmërisë së tyre dhe për përpunimin e informacionit.
Çfarë thotë studimi:
Ky aspekt i veçantë u demostrua nga një studim i botuar në Current Biology nga një ekip ndërkombëtar hulumtues, duke u nisur nga hipoteza se portierët profesionistë “do të tregonin përpunim më të mirë kohor multisensional sesa homologët e tyre në fushë”, shkruajnë studiuesit.
Në këtë rast konkret janë marrë në pyetje 60 vullnetarë, të ndarë në tre grupe: portierë profesionistë, futbollistë profesionistë të roleve të tjera dhe disa joprofesionistë të së njëjtës moshë. Të gjithëve iu desh të provonin disa teste vizuale dhe dëgjimore që përfshinin shqisat kryesore që përdoren gjatë një ndeshje futbolli.
“Ndryshe nga lojtarët e tjerë të futbollit, portierët duhet të arrijnë në mijëra zgjedhje, në kohën më të shkurtër të mundshme, bazuar në informacione të kufizuara ose jo të plota shqisore,” shpjegoi profesori Michael Quinn i Dublin City University, autori kryesor i studimit, një ish-portier profesionist në pension dhe djali i ish-lojtarit irlandez Niall Quinn.
“Kjo na bëri të mendojmë se portierët kanë një aftësi më të madhe për të kombinuar informacione nga shqisat e ndryshme; një hipotezë e cila u konfirmua nga rezultatet tona”.
Rezultatet, në fakt, theksuan se portierët kanë një “vlerësim audiovizual” më të mirë se të gjithë të tjerët, duke arritur të ndajnë sinjalet ndijore më mirë se dy grupet e tjera. Çfarë do të thotë? Kur një futbollist, për shembull, godet topin, kushdo që ndodhet midis shtyllave përdor jo vetëm informacionin vizual mbi lëvizjen e topit, por edhe dëgjimin për të dëgjuar tingullin e prodhuar nga goditja.
Dhe më pas, ata zhvilluan gjithashtu sinjale multisensore mbi lëvizjet e sulmuesve kundërshtarë, për shembull, nëse mbulohen nga një pengesë ose nga lojtarë të tjerë. Në atë rast, “informacioni ndijor do të shkëputet përkohësisht,” shpjegojnë studiuesit.