41 të helmuar nga Malisheva po trajtohen ende në Spitalin e Prizrenit

by Nexhat

Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha i vizituan të helmuarit që po trajtohen në spitalin e Prizrenit

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, dhe drejtori i Shëndetësisë, Hajdin Berisha, kanë vizituar pacitentët e helmuar nga ky qytet, të cilët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

banner

Sipas mjekut përgjegjës në Klinikën Infektive, Beram Karanezi, gjendja e pacientëve nga Malisheva është stabile.

 “Sipas të dhënave, aktualisht janë duke u trajtuar 41 pacient nga Malisheva. Nënkryetari Krasniqi dhe drejtori Berisha, i kanë falënderuar mjekët dhe personelin e spitalit për gjithçka kanë bërë për trajtimin e pacientëve nga Malisheva dhe më pas i kanë vizituar pacientët e shtrirë në klinikat e këtij spitali”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kujtojmë se nga një lokal në Malishevë janë helmuar afro 158 qytetarë, ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë të hospitalizuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy