Çfarë armësh dhe kapacitetesh po i ofron Izraelit ushtria amerikane?

by engel

Shtetet e Bashkuara i kanë siguruar Izraelit një komandë të vogël për operacione speciale dhe municione shumë të nevojshme. Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin njoftoi se kjo trupë speciale po ndihmon Izraelin për të siguruar informacione zbulimi dhe planifikim të operacioneve.

Po kështu ata po ofrojnë këshilla për Forcat izraelite të Mbrojtjes lidhur me përpjekjet për rikuperimin e pengjeve. Megjithatë, këto forca nuk janë ngarkuar të kryejnë operacione për shpëtimin e pengjeve, gjë që do t’i përfshinte ata drejpërdrejt në luftime në terren. Kjo është diçka që administrata Biden nuk e ka miratuar dhe sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë John Kirby, as izraelitët nuk e duan.

Shtetet e Bashkuara po mundësojnë që kompanitë e mbrojtjes amerikane të përshpejtojnë porositë në armë të bëra më parë nga ana e Izraelit. Në krye të tyre janë municionet për sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’.

“Ne po dërgojmë ndihmë ushtarake shtesë, përfshirë municione dhe raketa interceptuese për sistemin “Iron Dome”, tha Presidenti Joe Biden të martën. “Po sigurohemi që Izraelit të mos i mbarojnë municionet kritike për të mbrojtur qytetet dhe popullin e tij”.

Raketat e sistemit ‘Iron Dome’ godasin raketat që i afrohen qyteteve të Izraelit. Sipas kompanisë amerikane të prodhimit të armëve ‘Raytheon’, Izraeli ka 10 sisteme të tilla në vend. Duke filluar nga sulmi i shtatë tetorit, Hamasi ka gjuajtur më shumë se pesë mijë raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, janë interceptuar nga sistemet.

‘Raytheon’ prodhon pjesën më të madhe të komponentëve të raketave për sistemet ‘Iron Dome’ në Shtetet e Bashkuara, dhe ushtria ka dy sisteme në stokun e saj. /Zeri i Amerikes

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy