Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë ata që kanë blerë bileta për ndeshjen e Kosovës me Izraelin, se mjetet do t’u rimbursohen automatikisht brenda një jave.
Kosova ishte paraparë të luante këtë të diel në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Izraelit, në ndeshjen e Grupin I, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Megjithatë, UEFA njoftoi gjatë ditës së enjte se ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është shtyrë zyrtarisht, shkaku i luftës mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Pas këtij njoftimi, FFK tani ka njoftuar të gjithë blerësit e biletave se mjetet e tyre do t’u rimbursohen në mënyrë automatike brenda 7 ditësh.