Franca, Belgjika dhe Portugalia sigurojnë kualifikimin në Euro 2024

by engel

Përfaqësuesja e Francës ka fituar derbin ndaj Holandës, Portugalia e ka mposhtur Sllovakinë dhe Belgjika ka triumfuar ndaj Austrisë në ndeshjet kryesore të premten në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 dhe të tri këto kombëtare tashmë edhe matematikisht e kanë siguruar kualifkimin për në Gjermani.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes padyshim se u zhvilluar në “Johan Cruijff Arena”, ku Franca u tregua e fortë për vendasit e Holandës duke i mposhtur me rezultat 2-1.

banner

Të dy golat për francezët u shënuan nga Kylian Mbappe, i cili të parin e shënoi në minutën e shtatë dhe i dyti ishte një supergol në minutën e 43-të. Për vendasit shënoi Quilindschy Hartman (83′).

Pas kësaj fitore, Franca udhëheq Grupin B me 18 pikë dhe siguron kualifikimin në Euro 2024, ndërsa Holanda renditet e treta me nëntë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Belgjika ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 në udhëtim te Austria në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.

Dodi Lukebakio shënoi dy gola, në minutat 12-të dhe 55-të, Romelu Lukaku (58′) shënoi të tretin, ndërsa Konrad Laimer (73’) dhe Marcel Sabitzer (84′) shënuan për vendasit.

Me këtë fitore, belgët e kanë siguruar matematikisht kualifikimin në “Euro 2024”, pasi ka 16 pikë apo 10 më shumë se Suedia e treta që ka edhe tri ndeshje.

Nga kombëtaret e mëdha fitore mori edhe Portugalia, e cila në shtëpi fitoi me rezultat 3-2 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e Grupit J.

Golat për portugezët u shënuan nga Goncalo Ramos (18’) dhe Cristiano Ronaldo (29’, 72′), ndërsa për sllovakët shënoi David Hancko (69’) dhe Stanislas Lobotka (80′).

Pas kësaj fitore, Portugalia ka 21 pikë në pozitën e parë dhe siguron kualifikimin në Euro 2024, ndërsa Sllovakia renditet e dyta me 13 pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy