Shqipëria fitoi 3:0 kundrejt Çekisë në ndeshjen që u luajt në stadiumin e “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Ishte Asani i cili në minutin e e 10-të siguroi golin e parë dhe më pas Seferi me dy gola në minutat 51 dhe 73.
Falë këtij rezultati, djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.
Me rastin e kësaj fitoreje, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur akordimin e një premie të majme për lojtarët dhe stafin e kuqezinjve. Janë akorduar 4.5 milionë euro nga qeveria e futbollit në vend, me lojtarët të cilët do përfitojnë jo më pak se 130 mijë euro për kokë.
Nga e gjithë shuma, 3.5 milionë euro do shkojnë për futbollistët, ndërsa 1 milionë euro janë për trajnerin Silvio Mendes Campos (Sylvinho) dhe stafin e tij teknik.
Kombëtarja jonë do të zhvillojë edhe dy ndeshje të rëndësishme në muajin nëntor, konkretisht me Moldavinë dhe më pas me ishujt Faroe.
