Inteligjenca Artificiale edhe në e-Albania, qytetarët do të mund të komunikojnë me tekst dhe zë

by Merita

Deklarata e kryeministrit Edi Rama për implementimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet e portalit qeveritar e-Albania tashmë është në letër.

Në draftin e publikuar në faqen e Konsultimit Publik në kuadër të “Reformës Administrative Publike 2023-2030” nga Këshilli i Ministrave renditen risitë që pritet të implementohen në portalin qeveritar.

banner

Në dokument thuhet se Asistenti Virtual Shqiptar ose i emërtuar si AVA do të jetë plotësisht funksional, i automatizuar në tekst dhe zë, që do t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve, duke shërbyer si ndihmë për ta.

Ekspertët e IT e konsiderojnë implementimin e ChatGPT një hap të mirë.

“Klientët sot presin më shumë nga sektori publik, presin përgjigje më të shpejta dhe asistentët virtual mund të jetë një mjet i fuqishëm për të përmbushur këto kërkesa në rritje”, shprehen ata.

Për përdoruesit të cilët do të hasin problematika me marrjen e informacionit do të ngrihen qendra shumëfunksionale të cilat do të shërbejnë si “Infopoint” për të ofruar informacion, udhëzime dhe asistencë për përdoruesit.

“Nisma e marrë do të stimuloj inovacionin, qytetarët do të përfitojnë nga aksesi më i gjerë në shërbimet e sektorit publik nëpërmjet faqeve të internet dhe aplikacionet celulare dhe do arrijnë t’i marrin informacionet më shpejtë. Mund të themi që në teori përfituesit kryesorë të ndërfaqeve zanore mund të jenë dhe personat me aftësi të kufizuara, por dhe ata të cilët përdorimin e faqeve tradicionale e shohin problem”, u shpreh ekspertja e IT, Esmeralda Kazia.

Afati për implementimin e risive është vendosur viti 2027. Përtej shërbimit ndaj qytetarëve një tjetër pikë do të jetë dhe përmirësimi i sistemit të shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve në mënyrë që të ofrohen shërbime më të shpejta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy