Përfaqësuesja e Italisë ka fituar me lehtësi me rezultat 4-0 në shtëpi ndaj Maltës në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.
Përkundër problemit të madh me bastvënie nga disa futbollistë që u detyruan ta lëshojnë grumbullimin, Italia u treguar e fortë për Maltën në ndeshjen e grupit C.
Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti arriti të dominoj gjatë 90 minutave dhe shënoi nga dy gola në secilin pjesë.
Në pjesën e parë serinë e golave e hapi Giacomo Bonaventura (23’) për 1-0, ndërsa Domenico Berardi (45+) shënoi për epërsinë 2-0.
https://twitter.com/Azzurri/status/1713293813307801952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713293813307801952%7Ctwgr%5E4a92616f585a7217196e3738802a2fe906968c98%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fitalia-fiton-rezultat-te-thelle-ndaj-maltes%2F
Në pjesën e dytë, Berardi gjeti përsëri rrjetën në minutën e 64-të për 3-0, ndërsa Davide Frattesi vulosi fitoren 4-0 në minutat shtesë.
Pas kësaj fitore, Italia e sheh veten në pozitën e dytë me 10 pikë apo tri më pak se Anglia e para, me të cilën do të perballet në takimin e ardhshëm në nëntor.
https://twitter.com/PassioneFiorent/status/1713274606155366785?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713274606155366785%7Ctwgr%5E4a92616f585a7217196e3738802a2fe906968c98%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fitalia-fiton-rezultat-te-thelle-ndaj-maltes%2F