Palestinezët duhet të largohen në jug të lumit Gaza, Izraeli do të kryen inkursion të shpejtë

by engel

Palestinezët janë duke ikur edhe të shtunën nga shtëpitë e tyre në Gaza, pasi Izraeli u ka dhënë urdhër gjysmës së popullsisë që të largohet drejt pjesës jugore.

Raportohet se ushtria izraelite ka kryer edhe disa bastisje tokësore të premten në Gaza, para nisjes eventuale të një ofensive tokësore në atë territor.

banner

Situata pritet të përshkallëzohet një javë pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit në Izrael.

Izraeli u ka kërkuar 1 milion njerëzve që të largohen, përfshirë gjithë popullsinë e qytetit të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës se një eksod i tillë mund të rezultojë me situata të rënda, pasi ka shumë të sëmurë nëpër spitale dhe të tjerët nuk kanë ku të shkojnë.

Familjet në makina, kamionë dhe pajisje tjera i kanë mbledhur gjësendet e tyre dhe janë nisur drejt jugut të Gazës, teksa vendi është sulmuar me raketa izraelite.

Një zyrtar për media i Hamasit ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë i kanë goditur makinat e nisura në jug, duke i lënë të vdekur më shumë se 70 persona.

Ushtria izraelite ka thënë se trupat e saj kanë kryer bastisje të shkurtra në Gaza, për t’i luftuar militantët dhe ka kërkuar për gjurmët e 150 personave – përfshirë burra, gra e fëmijë – që janë marrë si pengje nga Hamasi, pas nisjes së sulmeve në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Teksa ka bërë thirrje për evakuim, ushtria izraelite ka thënë se është duke planifikuar që shënjestrojë korridoret nëntokësore të Hamasit rreth qytetit të Gazës.

Mirëpo palestinezët dhe disa zyrtarë të Egjiptit shqetësohen se qëllimi përfundimtar i Izraelit është që t’i dërgojë njerëzit e Gazës sa më afër zonës kufitare me Egjiptin, në jug.

Hamasi, në anën tjetër, u ka kërkuar banorëve të Gazës që ta injorojnë urdhrin për evakuim.

Kjo situate eshte pershkallezuar pas sulmit terrorist te hamasit ku mbetet te vdekur rreth 1000 Izraelite.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy