Tonali e Zaniolo të përfshirë në baste të paligjshme

by engel

Sandro Tonali dhe Nicolo Zaniolo janë marrë në pyetje nga policia në Coverciano qendra stërvitore e kombëtares italiane ku ndodhen të grumbulluar ndërsa dyshohen se kanë shkelur rregullat duke vendosur baste.

Mediat raportojnë se Zaniolo ka vënë baste në ndeshjet e Romës në Kupën e Italisë, ndërsa Tonali dyshohet se ka vënë baste për ndeshjet që ka luajtur vetë.

banner

Të dy ndodhen në kampin stërvitor të Coverciano, duke u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Italisë për EURO 2024 kundër Maltës dhe Anglisë.

Sipas raportimeve Tonali dhe Zaniolo u panë së bashku me kryedelegatin Buffon duke u takuar me policinë brenda kampit të Coverciano për të diskutuar mbi hetimin e basteve.

Mediat raportojnë gjithashtu se policia ka sekuestruar telefonë celularë dhe tabletat e tyre për t’i analizuar. Emrat e dy futbollistëve u zbuluan pasditen e së enjtes nga Fabrizio Corona gjatë një seance që u zhvillua në komisariatin e Milanos.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy