Tytën e armës e kishte shumë herë të vendosur në kokë e fundin po e priste nga shkrepja e plumbit. Raportoi për Associated Press në shtatë luftëra, por vdekjen asnjëherë nuk e kishte më afër sesa më 23 mars 2001.
Lufta që kishte nisur në Maqedoni kishte prekur edhe fshatrat kufitare brenda Han Elezit.
Bombardimet depërtuan thellë në brendësi të fshatit Krivenik.
Sylejman Kllokoqi bashkë me kolegun Karem Laëton nën llogon e Associated Press i’a kishin mësyrë kufirit Kosovë-Maqedoni.Njëri zbriti nga vetura e tjetri po fliste me fshatarët, kur papritmas u dëgjua një shpërthim.
“Dola nga vetura edhe i bona me thënë një distancë 10 metra, dhe në atë moment u dëgjua bomba që ra në atë pjesën ku ishte Keremi dhe tre fshatarë…”, ka thënë Kllokoqi.
Pluhur e gjak mbi trupat e katër personave, tre fshatarë të zonës dhe gazetarti britanik.
“Atmosferë tmerr se dolën edhe familjarët, vajtimet, njerëzit e plagosur të vdekur, unë fillova të bërtas, Kerem, Kerem, dhe.. për një moment erdhi një fshatar e pruni veturën e tij e hypëm Keremin ishte duke marrë frymë…”, ka shtuar Kllokoqi.Keremi, vdiq rrugës për në spital, dhe në vendin e tij, shumë lehtë mund të kishte qenë Kllokoqi por fati i keq ishte i caktuar për shokun e tij.
“99% kur kemi shkuar në terren gjithmonë ne kemi vozitur veturën si lokal sepse e kemi njohur terrenin. Ai atë ditë tha ma jep mua, ma jep mua, ma jep mua, i thash mirë merre vozite veturën, e mori e voziti. Aty veç na ka nda fati mua që unë isha në pjesën tjetër…”, ka theksuar më tej ai.
Përpos gazetarit britanik nga bombardimi i forcave ushtarake maqedone kanë mbetur të vrarë edhe Ilaz Thaçi, Raif Thaçi dhe Baki Krasniqi.
Në nderim të tyre shumë afër vendit ku shpërtheu bomba, është vedosur një pllakë përkujtimore.
Këtë vend Kllokoqi e viziton kohë pas kohe. Sa herë që kthehet kësaj rruge, thotë se rikthehet në ditën e kobshme e ndjen mall e dhimbje për shokun e terrenit.
Për vdekjen e Keremit asnjëherë nuk është kryer ndonjë hetim ndërkombëtar për t’gjetur burimin e granatimeve që hynë disa kilometra brenda territorit të Kosovës