Alexander Arnold emëron gjashtë lojtarë që kanë frymëzuar stilin e tij të lojës – Njëri prej tyre luan te Man City

by Nexhat

Trent Alexander Arnold së fundmi dha një intervistë ku ndër të tjerash u pyet edhe për lojtarët që frymëzuan atë për stilin e lojës që aplikon te Liverpooli.

Arnold tha se ai gjithmonë e ka konsideruar veten si ndryshe nga pjesa tjetër e lojtarëve.

“Gjithmonë kam ndjerë se kam qenë ndryshe nga të gjithë të tjerët. Unë e luaj lojën pak më ndryshe, nuk ka shumë që kanë të njëjtat aftësi si unë si lojtar. Unë nuk jam mendjemadh, por është e vështirë të gjesh njerëz që e luajnë lojën ashtu siç e luaj unë”, ka thënë fillimisht Arnold.

“Unë marr pak nga njerëz të ndryshëm. [Kevin] De Bruyne është dikush që e përcjell shumë, James Maddison që merr topin në hapësira të ngushta është një talent i jashtëzakonshëm dhe diçka për të cilën ai ka punuar dhe mund ta bëjë vërtet mirë.

“Edhe vetëm duke ndarë fushën me lojtarë si Declan [Rice], Jude [Bellingham], Hendo [Jordan Henderson], kam mësuar shumë prej tyre”, është shprehur anglezi.

Trent është padyshim një futbollist shumë i respektueshëm, i cili nuk ka aspak turp të pranojë se lojtarët e tjerë e ndihmuan atë të përmirësonte aspektet e lojës së tij, gjë që është jashtëzakonisht e admirueshme.

Zëvendës-kapiteni i Liverpoolit tani ka tejkaluar statusin e tij të mbrojtësit të djathtë dhe mund të luajë lehtësisht në një rol të mesfushës sa herë që kërkohet për klubin dhe kombëtaren

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy