Izraeli publikon pamje nga droni: Hamasi po bllokon konvojin e civilëve palestinezë të ikin nga Gaza

by Nexhat

Forcat e armatosura të Izraelit (IDF) kanë publikuar pamjet më të cilat pretendojnë se shfaqin bllokadën e konvojit të civilëve nga ana e Hamasit, derisa ata po tentonin të evakuoheshin nga veriu i Gazës.

Ndryshe, ushtria izraelit ka paralajmëruar banorët e pjesës veriore të Rripit të Gazës, që të largohen me qëllim që të mund të fillojnë ofensivën kundër militantëve të Hamasit,

banner

Në anën tjetër, Hamasi i ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë, kurse sipas izraelitëve militantët po i ndalojnë banorët të largohen duke i përdorur si mburojë të gjallë – gjë që Hamasi e ka mohuar kategorikisht.

IDF-ja ka publikuar pamje nga droni, që pretendon se shfaq bllokadat fizike të Hamasit që janë vendosur në rrugën që po e frekuentonte konvoji i civilëve që duan të largohen nga pjesa veriore e Gazës.

“Hamasi po i ndalon dhunshëm civilët që evakuohen në drejtim të jugut të Gazës”, thuhet në kumtesën e IDF-së.

“Kemi dëshmi që Hamasi po vendosë pengesa në rrugë për të parandaluar largimin e civilëve palestinezë që të evakuohen nga veriu në jug të Gazës. Hamasi krenohet me këtë që po i vë në rrezik civilëve dhe është përgjegjëse për çdo viktimë civile”, u tha ndër tjera.

E kreu i Hamasit mbrëmë njoftoi se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Rripi i Gazës për të shkuar në Egjipt.

“Kemi vendosur të qëndrojmë në tokën tonë”, tha Ismail Hani në një paraqitje televizive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy