Joao Felix shprehet i lumtur për paraqitjet e tij tek Barcelona

by Nexhat

Barcelona po e sheh versionin më të mirë të Joao Felix deri më tani këtë sezon pasi ai u transferua në kampin blaugran si huazim nga Atletico Madrid.

Felix u detyrua të priste deri në orët e fundit të afatit kalimtar të verës për të përfunduar kalimin e tij në Kataloni për sezonin 2023/24.

Reprezentuesi portugez zemëroi një pjesë të tifozëve të Atleticos, pasi pranoi se ishte ëndrra e tij të luante për Barcelonën në një të ardhme të afërt.

Felix e zgjati kontratën e tij me Atleticon përpara se t’i bashkohej Barcelonës në formë huazimi, me klubin që kërkon të mbajë në pronësi kartonin e tij, pasi Diego Simeone mbetet i hapur për ta pasur pjesë të ekipit.

Barcelona ka qenë mjaft e qartë në synimin e saj për të negociuar një marrëveshje të përhershme për Felix verën e ardhshme pas startit të tij të jashtëzakonshëm nën urdhrat e Xavit.

Felix ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asistime te Barcelona deri më tani dhe është shprehur shumë i lumtur për rolin e tij të ri.

“Siç mund ta shihni, jam i lumtur këtu ku jam. Ndihem mirë, i sigurt dhe ndjej se po përjetoj një moment të mirë”, ka thënë Felix në një intervistë për Diario AS.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy