Luftëtarët libanezë të Hezbollahut filluan sulmet në postblloqet e ushtrisë izraelite dhe një fshat kufitar verior të dielën, dhe Izraeli u hakmor me sulme në Liban teksa paqeruajtësit e OKB-së paralajmëruan se përleshjet kufitare po përshkallëzoheshin.
Zjarri sporadik përgjatë kufirit Izrael-Liban gjatë javës së kaluar ka ngritur shqetësime se luftimet me militantët e Hamasit në Gaza mund të përshkallëzohen në një konflikt më të gjerë.
Sulmi i Hezbollahut në Shtula, një komunitet bujqësor që i afrohet kufirit, vrau një person dhe plagosi tre të tjerë, thanë grupi militant dhe mjekët izraelitë.
Grupi Hezbollahut deklaroi se kishte shënjestruar kazermat në Hanita të Izraelit me raketa dhe pohoi se kishte shkaktuar viktima.
Ushtria izraelite tha se kishte kryer sulme në Liban në shenjë hakmarrjeje. Tre burime sigurie konfirmuan për Reuters se artileria izraelite kishte goditur disa zona në jug, shkruan Reuters,