Charles Michel thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen

by Nexhat

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga Samiti në Tiranë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin zgjidhje konfliktit mes tyre.

Sipas Charles, nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim. Ai theksoi se nuk duhet të lënë fantazmat e së shkuarës që të vjedhin të ardhmen.

Charles Michel: Ju e keni bërë objektivin të qartë shumë herë. Ne duam t’ju mbështesim që të keni sukses. Nuk mund të lëmë konfliktet dy-palëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim dhe të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo  do të jetë fryma për Samitin që do të zhvillohet në Bruksel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy