“Koha për ta kryer këtë punë”, Hamiti kujton fjalët e Rugovës pas takimit me Ahtisaarin në vitin 2005

by Nexhat

Anëtari i kahmotshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar takimin e parë të ish-presidentit Ibrahim Rugova me ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari, i cili vdiq sot.

Hamiti tha se pas takimit të 22 nëntorit të vitit 2005, Rugova shprehej se pavarësia po vinte.

banner

“Paska ndërruar jetë Presidenti Ahtisari, njeri me merita të jashtëzakonshme për procesin e pavarësimit të Kosovës. Plani i tij, i quajtur më shpesh si Pakoja e Ahtisarit, është mishëruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e bëri këtë deklaratë (“Ka ardhur koha për ta kryer këtë punë”) mbas takimit të parë që kishte Ekipi i Unitetit i Kosovës, që e kryesonte ai vetë, me Presidentin Ahtisari, të dërguarin e OKB-së për procesin politik për statusin e Kosovës”, shkroi Hamiti në Facebook.

“Takimi u mbajt më 22 nëntor 2005 në rezidencën e Presidentit Rugova në Prishtinë. “Kjo punë” donte të thoshte pavarësi, natyrisht, me gjuhën e thjeshtë, por subtsanciale, që përdore Rugova, qëndrimi i të cilit për pavarësi zi zgjidhje optimale ishte i njohur dhe i pandryshuar gjatë gjithë jetës së tij si prijës i zgjedhur i Kosovës, gjatë viteve nëntëdhjetë, para luftës, dhe pas luftës”, shkroi anëtari i Kryesisë së LDK-së.

Hamiti shkruan se Rugova me atë takim niste “procesin që do të vazhdonte edhe pas vdekjes së tij, në janar të vitit 2006”. Ekipin e Unitetit të Kosovës, kujton ai, e drejtoi tutje Presidenti Fatmir Sejdiu.

“Nga kjo foto dhe të tjera të kohës, Rugova shihet me flokë të rëna, sepse po vuante nga kanceri, që i mori jetën pas disa muajsh, por me besim në rezultatin përfundimtar të procesit ndërkombëtar, pavarësinë e Kosovës”, shkroi Hamiti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy