Kosovë-Shqipëri/ Dritan Hila: Duan të dominojnë botën shqiptare. Robert Rakipllari: Rama e sheh Kurtin si rival dhe kërcënim për pushtetin e tij

by Nexhat

Sipas analistit Dritan Hila, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti duan të dominojnë botën shqiptare. Ndërsa drejtori i News24, Robert Rakipllari u shpreh se kryeministri Rama e sheh Kurtin si rival dhe kërcënim për pushtetin e tij.

Pjesë nga diskutimi në studio:

banner

Hila: Janë dy njerëz që duan të dominojnë shqiptarët. Kurti, është dukshme që ka ambicie të komandojë Shqipërinë, nga që s’ka mundësi ka futur spica në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Ka tentuar disa herë që t’i prishë punë Ramës. Për sa i përket Avazoviçit, ishte zgjidhja e këtij të fundit.

Rakipllari: Ambicie për të komanduar shqiptarët është Rama. në platformën e partisë së tij, Kurti ka bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Kurti ka krijuar një profil të botës shqiptare. ai është rival i Ramës.

Hila: Nuk e kërcënon dot.

Rakipllari: Me Sali Berishën nuk kërcënohet ai. I bën nder që është atje ku është. Kurti bëri përpjekje në Shqipëri, me Vetëvendosjen. Modeli politik i Kurtit në Kosovë është i kundërt me atë të Ramës në Shqipëri. Rama e sheh si kërcënim dhe si rival Kurtin. Problemi i Ramës, është se Kurti i kërcënon atij mandatet e ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy