Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut: Përshkallëzimi në veri erdhi nga Serbia – duhet të përdorim tjetër retorikë përballë Vuçiqit

by Nexhat

Kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë në RTSH, theksoi qartë se grupi i armatosur në veri, që sulmoi më 24 shtator Policinë e Kosovës, ishte e drejtuar dhe komanduar nga Serbia.

Ai u shpreh se BE dhe SHBA duhet “t’i japin fund” politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë dhe se është e pamundur që situata të trajtohet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Roth deklaroi se nëse do të ketë tjetër përshkallëzim, nuk përjashtohet marrja e marrja e masave ndaj Serbisë, teksa shtoi se “duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”

“Fatkeqësisht Serbia nuk është më shembull i zgjerimit të BE. Shpresoj që Shqipëria dhe vendet e tjera të kuptojnë që BE nuk është vetëm makineri mirëqenie, por shoqëri vlerash, demokracie. E rëndësishme tani për BE dhe SHBA është t’i japin fund politikës së trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë. Përshkallëzimi erdhi në mënyrë të qartë nga Serbia. Është  e pamundur të ndodhë që ne t’i kthehemi përditshmërisë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

“Teksa në të njëjtën kohë janë plagosur edhe ushtarë të KFOR-it. Ishte një turmë e drejtuar dhe komanduar nga Serbia, nuk mund ta lejojmë të ndodhë më një gjë e tillë. Nëse përshkallëzohet situata ne duhet të vendosim sanksione, nuk mund të përjashtojmë marrjen e masave ndaj Serbisë, ne duhet të përdorim një tjetër retorikë përballë Vuçiq”, theksoi Roth.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy