Ministri turk i Mbrojtjes viziton nesër Kosovën

by Merita

Ministria e Mbrojtjes turke përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, nesër do të vijë në Kosovë.

Gjithashtu bëhet e ditur se ministri turk do të pritet në takim nga ministri Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

banner

“Minisi i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nesër, më 17 tetor, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yasar Guler . Ceremonia zyrtare e pritjes do të zhvillohet nga ora 09:00 dhe do të shoqërohet  me togun ceremonial të FSK-së. Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete. (mediat marrin vetëm pamje). Po ashtu, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari. (mediat marrin vetëm pamje). Pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy