Protestë në Beograd kundër ambasadorit Hill, kërkohet të shpallet ‘non-grata’

by Nexhat

Dhjetëra serbë janë mbledhur të hënën në Beograd në formë proteste ndaj arrestimit të një 50-vjeçari në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Serbi, Christopher Hill. Në Beograd janë shfaqur edhe mbishkrime kërcënuese ndaj ambasadorit Hill.

Një serb është arrestuar të enjten nën dyshimet se në rrjetin social “Facebook” ndër të tjera ka shkruar: “Koha për një tjetër të shtënë nga Gavrilo Principi direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill”. Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikim i personit nën mbrojtje ndërkombëtare”, ndërsa të pandehurit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

banner

Kujtojmë se më 28 qeshor të vitit 1914, studenti serbo-boshnjak, Gavrilo Princip, vrau trashëgimtarin e fronit austro-hungarez, kryedukën Franc Ferdinand, në Sarajevë të Bosnje-Hercegovinës, ndërsa atentati i tij merret shkak për ndezjen e tragjedisë së Luftës së Parë Botërore.

E top-diplomati amerikan, shpeh shihet njeri i urryer në Begorad për shkak të rolit të tij në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999 dhe bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy