Radoiçiq, viktimë e Vuçiqit dhe pasanik nga rrethi kriminal

by Nexhat

“Milan Radoiçiqi është viktimë e një politike katastrofike dhe destruktive për Kosovën dhe ndoshta viktimë e faktit se ai i besoi një njeriu të cilit padyshim nuk duhej t’i besonte”, ka deklaruar, lideri i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq për median serbe “Nova S”. Ndërsa Gjillas mendon të kundërtën: Viktima janë serbët që largohen nga Kosova dhe vetë qytetarët e Serbisë për shkak të politikës së Vuçiqit, e jo për shkak të Radoiçiqit dhe Vesellinoviqit.

Jovanoviq, ka thënë se serbët e Kosovës janë sakrifikuar, transmeton “Kossev”.

banner

Megjithatë, ai ka folur më në detaje për nënkryetarin e deridjeshëm të Listës Serbe – Millan Radoiçiq.

I pyetur nga gazetari nëse është për të temë origjina e pasurisë së Radoiçiqit dhe vet “hacienda” e tij në Ujmanë, Jovanoviq beson se nuk është.

“Ai njeri nuk është terrorist. Ai ishte atje ku humbet jeta. Disa djem humbën jetën. Ai do të zhduket kur ky regjim të jetë zhdukur. Unë nuk do ta bëja atë hero por as terrorist. Ai shkoi atje me pushkë”, ka thënë Jovanoviq.

Aq më tepër, ai supozon se Millan Radoiçiq i ka besuar presidentit serb.

“Nuk është mirë që Serbia të mbështetet në njerëz të tillë. E kemi parë rezultatin. Kur në Serbi mbështetesh te tifozët, të cilët nuk janë tifozë, por kriminelë, sistemi duhet të dështojë, por me Radoiçiqin është diçka tjetër”, duke shtuar se ai ishte “viktimë”.

Mendimin e kundërt për personazhin dhe veprën e Millan Radoiçiqit e ka shprehur kolegu i tij në të njëjtin emision të “Nova.S”, Dragan Gjillas.

“Dakord, zoti Jovanoviq tha gjithfarë gjërash dhe unë nuk pajtohem me asgjë…”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike Serbe.

“Millan Radoiçiq nuk është viktimë. Ai është një njeri nga mjedisi kriminal që në vitin 2012 nuk kishte pothuajse asgjë. Sot ai ka vetëm këtë pjesë që e pamë, që janë dhjetëra, qindra milionë euro, ai dhe Zvonko Vesellinoviqi”, ka thënë Gjillas.

Ai e sheh komunitetin serb në Kosovë si viktima të vërteta, si dhe vetë qytetarët e Serbisë për shkak të politikave të Vuçiqit.

“Viktima janë njerëzit në Kosovë. Ata janë viktima. Ata të shkretit që po zhvendosen, largohen. Dhe jo Zvonko Vesellinoviqi dhe Millan Radoiçiqi. Të gjithë jemi viktima të vendimeve të Aleksandar Vuçiqit. Njeriu që u tha të dilnin nga Policia e Kosovës dhe nga komunat, dhe më pas, kur hynë forcat speciale dhe kryetarët e komunave të Kosovës, ai bëri atë që bëri dhe tani kemi ardhur këtu ku kemi ardhur dhe tani iu thotë – dilni në zgjedhje”.

Ai u pajtua se është e nevojshme të normalizohen marrëdhëniet midis dy kombeve në të gjitha fushat e mundshme – nga arsimi, sporti, përmes kulturës dhe arsimit.

Për shembull, shqiptarët të trajtohen me letra në institucionet serbe dhe jo me para të gatshme dhe korrupsion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy