Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uron shqiptarët për mbajtjen e Samitit të parë të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Rma, përmes një postimi në Facebook, me një foto nga salla ku do të mbahet tryeza e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, e ku do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, ka uruar Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES Shqipëri … dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.
Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të takohen sot në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit me qëllim promovimin e dialogut politik, bashkëpunimi dhe pajtimi në rajon, afrimi me BE-në, ku vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në bllok.
Përndryshe, kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës ku do të merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.