Tensionet në veri të Kosovës, Scholz: Të zbatohen marrëveshjet e arritura

by Nexhat

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz në tryezën e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë teksa ka folur për përshkallëzimet në veri të Kosovës bën thirrje që të zbatohen marrëveshjet e arritura me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja për raportin Kosovë-Serbi.

Olaf Scholz: Shqipëria njihet për mikëpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar dhe sot. Dëshiroj të ju falenderoj për këtë përgatitje të mirë të samitit dhe për takimet e shumta që kemi pasur në Shqipëri. Kam raporte të shkëlqyera për takimet efikase. Procesi i Berlinit në fokus ka çlirimin e procesit të bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Bashkëpunimi i nevojshëm më shumë se kurrë. Lufta e Rusisë ka treguar se duhet të bashkëpunojmë më shumë. Shumë e qartë se fakti që ne jemi ulur këtu, kemi një situatë të re, me agresionin e Hamasit kundër Izraelit. Edhe krizat në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më shumë së bashku. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vazhduar shumë gjatë ju mbajnë ju në vendnumëro.

Përshkallëzimet në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga BE-ja. Jam i kënaqur që për herë të parë, ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Sinjal i fortë dhe thekson rëndësinë që ka rajoni në këtë proces, integrimi brenda për brenda rajonit dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt BE-së.

Vitin e shkuar, ju keni marrë hapa madhorë në lidhje me zbatimin e 3 marrëveshjeve lidhur me lëvizshmërinë dhe jam mirënjohës që 4 nga 6 shtete i kanë ratifikuar këto marrëveshje. Ndikimi i këtyre marrëveshjeve tek qytetarët e Ballkanit Perëndimdor është konkret sepse tanimë mund të kalojnë vetëm me kartën e ID-së. Ne duhet t’i plotësojmë marrëveshjet dhe idetë që kemi për bashkëpunim rajonal. Mund të mbështeteni tek ne, tek Gjermania. Ky është Procesi i Berlinit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy